Dasma Gimbo-Selin, Gjesti bën urimin epik për çiftin (FOTO)
Mbrëmja e kaluar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania u shoqërua me një moment festiv dhe plot humor. Banorët organizuan një ceremoni të improvizuar martese për Selin Bollatin dhe DJ Gimbo, duke e kthyer shtëpinë në një atmosferë feste.
Edhe pse gjithçka ishte simbolike dhe pjesë e lojës brenda formatit, momenti tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut. Kjo edhe për faktin se dy banorët kanë shprehur hapur simpati dhe ndjenja për njëri-tjetrin gjatë qëndrimit në shtëpi. Në rrjetet sociale reagimet ishin të shumta, me komente, batuta dhe diskutime nga fansat e spektaklit.
Një nga reagimet që mori më shumë vëmendje ishte ai i këngëtarit Gjesti, i cili njihet për miqësinë e ngushtë me DJ Gimbo. Ky i fundit është prej kohësh bashkëpunëtori i tij në koncerte dhe projekte muzikore, ndaj ndjekësit prisnin me kureshtje reagimin e artistit.
Në një koment në Instagram, Gjesti zgjodhi të reagojë me humor:
“Urimeeeeeee urimeeee, kur del jasht e kallim qysh duhet dasmën puqi”, shkroi ai, duke lënë të kuptohet se festa e vërtetë do të bëhet pasi Gimbo të dalë nga shtëpia e reality show-t.
Komenti u prit me shumë reagime nga ndjekësit, të cilët e interpretuan si një shenjë miqësie dhe mbështetjeje mes tyre. Ndërkohë, momenti i “dasmës” së Selin dhe Gimbos po vazhdon të qarkullojë gjerësisht në rrjetet sociale, duke u kthyer në një nga episodet më të diskutuara të këtij sezoni të Big Brother VIP Albania.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



