Debati në emision/ Gazetari ia thotë troç Ramës: Turp i madh…
Ylli Rakipi ka qenë i vetmi gazetar përballë kryeministrit Edi Rama sonte në emisionin “Të paekspozuarit” . por gjatë gjithë kohës debati ka qenë i ndezur, sidomos për premtimet e bëra në vitin 2013.
Gazetari Ylli Rakipi e ka pyetur kryeministrin për çmimin e energjisë e shëndetësinë falas. Rama ka deklaruar se koncecionet janë krenaria e qeverisë së tij, ndërsa Rakipi i ka thënë se janë ‘turp i madh’.
Rakipi: Premtove uljen e çmimit të energjisë?
Rama: Është ulur çmimi.
Rakipi: Është rritur në 75% të familjeve. Sipas raportit të ERE-s shqiptarët kanë paguar 11.4 lekë për kë nga 9.24 në vitin 2013.
Rama: Çmimi mesatar për konsumatorët familjarë është ulur. Për biznesin është rritur.
Rakipi: Ne jemi injorantë, ti je më i dituri.
Rama: Nuk po flas për astronominë po flas për punën time. Nuk janë kështu këto.
Rakipi: ERE është institucion që drejtohet nga ty. Premtove uljen por sipas raportit të ERE-s 75% paguajnë më shumë.
Rakipi: Premtuat shëndetësi falas dhe nuk e realizuat?
Rama: Jemi në proces.
Rakipi: Si në proces? Mund të vazhdojë 100 vjet.
Rama: Ju vazhdoni merreni me koncesionet.
Rakipi: Është turp i madh.
Rama: Është krenari. Ju nuk kuptoni. Ju kujtoni se janë lekë që shteti ua jep atyre. E di që mjeku i familjes është falas. Paguanin 10 mijë lekë shqiptarët.
Rakipi: Unë kurohem jashtë. Për një ampulë që nuk e marr dot këtu, se mund të jetë bacili i ngordhur.
Je bere turpi i zotit! Shkon ne emisione humoristike dhe i thua vetes Kryeminister! Je katastrofe! Shiko me cfare merresh?!
Lojrat e fatit! I kemi kufizuar, por jo mbyllur. Nuk me kane lene deputetet , sepse kane te ardhura per buxhetin.
Rama: ju jeni jo vetem kazene por edhe shejtanbudallenj… larg qofte te perputhem une me ty e gazanin per shije urbane!
Sandri a eshte kazan apo jo? Po Vjollca e Topit? Po Irfani? Keta kane nje mekat qe ju pranojne ju si nivel ne tv. Ky nivel nuk gjendet askund.
Rakipi: Ty te zhveshi gazetari i BBC per 3 minuta.
Nje noter Olsi Komici i akuzuar per fallsifikim dokumentash e ka votuar ne komisionin e vetingut. Une bej gabime por nuk i bej te qellimshme.
Valbona Sanzhaktari eshte ish juriste e kryeministrise. Prokuroret ameikane dhe europiane nuk e kane kapur por e keni kapur ju kazanmediat.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


