E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dëbora bllokon besimtarët në kishën e Laçit
Lajme

Dëbora bllokon besimtarët në kishën e Laçit

Qarku i Lezhës vijon të jetë i përfshirë nga moti i keq ku dëbora ka zbritur deri në qytetin e Lezhës dhe Laçit.

Ndërkohë, raportohet për bllokim të aksit rrugor që lidh qytetin e Laçit me kishën e Sh’na Ndoit. Si pasojë e dëborës së rënë, disa mjete që kishin shkuar për pelegrinazh në vendin e shenjtë, kanë mbetur të bllokuara dhe po ndërhyhet me mjetet e bashkisë për pastrimin e kriposjen e këtij segmenti.

Policia bën apel që drejtuesit e mjeteve të cilët udhëtojnë nga Skurajt në drejtim të Ulzës, ta shmangin këtë segment rrugor pasi është bllokuar rruga në Qafë të Ulzës.

Si rezultat i erës me intensitet të vrullshëm, vazhdon të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, sidomos në zonat rurale. Grupet e punës janë në terren për riparimin e defekteve të shfaqura dhe po punojnë për normalizimin e gjendjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.