E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dedikimi tepër emocionues i këngëtarit Sidrit Bejleri për vajzën e tij të ndjerë, Sofi
Uncategorized

Dedikimi tepër emocionues i këngëtarit Sidrit Bejleri për vajzën e tij të ndjerë, Sofi

Këngëtari shqiptar Sidrit Bejleri ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një moment të dhimbshëm të jetës së tij. Bejleri ka përkujtuar sot vajzën e tij që nuk jeton më, por sot do të festonte ditëlindjen e saj të 10-të.

Dedikimi tepër emocionues i këngëtarit Sidrit Bejleri për vajzën e tij të ndjerë, Sofi

Kjo është Sofi Sidrit Bejleri.

Them është sepse do vazhdojë të jetë për mua, deri ditën që do mbyll sytë dhe do e takoj andej, dashtë Zoti!

Sot do mbushte 10 vjeçe, por Zoti me plotfuqishmërinë e Tij e mori, ashtu dhe siç na e dha…

Dikush mund të thotë, po ky pse na tregon dhimbjen e tij? Nuk e postova për këtë, por desha të krenohem me dhuratën që na e dha Zoti për 19 muaj dhe njëkohësisht t’ju tërheq vëmendjen se kushdo dhe kurdo mund të sprovohet, me të afërmit e tij…

Se nuk ikën domosdoshmërisht, plaku para të riut, i sëmuri para të shëndetshmit dhe prindi para fëmijës…

Askush nuk është i përjetshëm në këtë jetë.

Të Zotit jemi dhe tek Ai kthehemi.

Qofsh lule e Xhenetit Sofia jeme!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.