Deklarata e Anduena Llabanit: Eulex ka sjellë një dosje ndaj Vangjush Dakos
Gazetarja Anduena Llabani, e specializuar për marrëdhëniet me policinë dhe prokurorinë, e ftuar në studion e emisionit “Opinion”, teksa komentoi deklaratën e Bashës ndaj Vangjush Dakos, dha një detaj për sa i përket rastit “Dako”.
Llabani u shpreh se ndonëse prokuroria nuk ka konfirmuar nëse Dako është nën hetim, ka një dosje të mbërritur nga Eulex, ndaj Dakos.
Vangjush Dako, u akuzua sot nga lideri i opozitës Lulzim Basha, se ka bashkëpunuar me grupe kriminale për vjedhjen e votave, dhe se për këtë ai është nën hetim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



