E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deklarata e bujshme: DEA ka pasur një të infiltruar te grupi Aruba
Bota

Deklarata e bujshme: DEA ka pasur një të infiltruar te grupi Aruba

Llangozi paralajmëron zhvillime të forta

Avokati Arben Llangozi ka vijuar akuzat e tij në lidhje me dosjen e njohur si “Aruba”, duke theksuar se partnerët ndërkombëtarë pritet të kenë një rol kyç në zbardhjen e plotë të saj.

I ftuar në podkastin “Të Pashoq”, Llangozi deklaroi se, sipas informacionit që ai disponon, në grupin “Aruba” ka pasur një person të infiltruar nga DEA amerikane.

“Po patjetër, sepse të mos harrojmë, nga dijenia që unë kam, DEA amerikane ka pasur një të infiltruar te grupi Aruba. Dhe jo pa qëllim një kongresmen i Shteteve të Bashkuara kërkoi që të bëhet një rezolutë për qeverinë shqiptare që ka pjesëmarrje te trafiku i drogës apo jo? Janë të lidhura këto,” u shpreh Llangozi.

Duke vijuar qëndrimin e tij, avokati u ndal edhe te mënyra se si, sipas tij, po trajtohet kjo çështje nga institucionet, duke ngritur dyshime për zhvillimet në vijim.

“SPAK po luan kartën e fundit”/ Arben Llangozi: Po bëhet pazar për dosjen ‘Aruba’, emrat duhej të ishin bërë publikë

Ai shtoi se, sipas bindjes së tij, zhvillimet e ardhshme do të nxjerrin në pah lidhje që pretendon se ekzistojnë mes qeverisë dhe krimit të organizuar.

“Për këtë arsye unë e shoh që shumë shpejt do të kemi një kaos në Shqipëri. Do t’i çirret maska kryeministrit që është i lidhur me krimin. Është i lidhur me krimin e organizuar dhe këtë e ka vërtetuar jo vetëm në këtë rast, por në çdo rast. Unë e kam thënë, në përgjimet e Sky-t, në çdo dosje del kryeministri. Del kryeministri, të gjitha grupet kriminale të lidhura me kryeministrin,” deklaroi ai.

Në vijim të intervistës, Llangozi ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi mënyrën se si, sipas tij, trajtohen grupet kriminale në raport me qytetarët e zakonshëm.

“Çfarë është kjo? Pse duhet t’i favorizojë? Pse duhet të favorizojë krimin dhe jo një qytetar të ndershëm, ta motivojë, apo një student apo një mjek?”, tha Llangozi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.