E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
BETONIERET E OLIGARKËVE, kamikazët e rrugëve të Tiranës
Sot

BETONIERET E OLIGARKËVE, kamikazët e rrugëve të Tiranës

Pamjet e këtij aksidenti janë dëshmi e frikshme e rrezikut që sjellin çdo ditë betonieret dhe mjetet e rënda në rrugët e Tiranës. Ato qarkullojnë në çdo orë, mes trafikut, këmbësorëve dhe automjeteve të vogla, sikur qyteti të ishte pronë private e kompanive të ndërtimit.

Këto mjete jo vetëm paralizojnë qarkullimin dhe krijojnë kaos, por janë kthyer në një kërcënim të përhershëm për jetën e qytetarëve. Përse lejohen të hyjnë në qytet në oraret më të ngarkuara? Përse nuk kontrollohen në mënyrë të vazhdueshme për dokumentacionin, gjendjen teknike, ngarkesën dhe respektimin e rregullave të qarkullimit?

Përgjigjja duket se lidhet me pushtetin ekonomik të pronarëve të tyre. Kur betonieret u përkasin kompanive të mëdha të ndërtimit dhe njerëzve të lidhur me pushtetin, policia duket sikur humbet edhe shikimin, edhe autoritetin. Ligji zbatohet me ashpërsi ndaj qytetarit të zakonshëm, ndërsa për oligarkët rrugët hapen pa orar dhe pa pengesa.

Një pjesë e madhe e këtyre mjeteve qarkullojnë me mangësi në dokumentacion ose pa kontrolle reale kërkojnë verifikim të menjëhershëm. Policia Rrugore duhet të publikojë sa betoniere janë kontrolluar, sa janë bllokuar dhe sa drejtues janë ndëshkuar.

Tirana nuk mund të mbetet kantier privat i oligarkëve, ndërsa qytetarët të trajtohen si viktima të mundshme. Çdo aksident i shkaktuar nga mungesa e kontrollit nuk është vetëm përgjegjësi e drejtuesit të mjetit, por edhe e institucioneve që heshtin dhe lejojnë këtë papërgjegjshmëri. /Av Arben Llangozi

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.