E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deklarata e fortë e deputetit: Rama përdori llogjikën e kulaçit dhe kërbaçit
Lajme

Deklarata e fortë e deputetit: Rama përdori llogjikën e kulaçit dhe kërbaçit

Kryeministri Edi Rama ka ndjekur llogjikën e kërbaçit dhe kulaçit në rastin e kreut të SHISH-it. Kështu u shpreh deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, duke komentuar ndryshimet në kupolën drejtuese të shërbimit sekret shqiptar.

“SHISH informoi për zyrtarë të lartë të përfshirë në fenomenin e kanabizimit. Policia ishte kundër luftës ndaj drogës, prokuroria me ato mjete që ka ishte në këtë situatë. Fakti që drejtori i SHISH jep dorëheqjen dhe gradohet, duket se Rama ka ndjekur logjikën e kulaçit dhe kërbaçit. Më parë e akuzoi si të emëruar nga Berisha, më pas e emëroi ambasador. Pra hoqi dorë nga e kurbaçi dhe kaloi te kulaçi”, tha Alibeaj në studion e Report tv.

Referuar denoncimeve të kryera nga opozita që në 2015 për lidhjen e zyrtarëve të policisë me drogën, Alibeaj tha se faktet kriminale dhe përfshirja e Ramës janë bërë kaq ashiqare, opozita ka pasur kurajo, por ka qenë e vetme.

“Bashkë me të duhet të ishte edhe media dhe shoqëria civile. Sot ka njerëz që janë gati të tregojnë fakte dhe prova. Rama e dinte për hashashin, ishte në dijeni, pasi kur shkoi në një nga fshatrat e Vlorës pyeti ‘Po me hashashin si jeni”. Pra ishte në dijeni”, shtoi ai.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.