E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deklarata e fortë e mjekut: Vdesin 5, por raportohet vetëm 1
Publik News

Deklarata e fortë e mjekut: Vdesin 5, por raportohet vetëm 1

Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Tempora”, ku u shpreh se qeveria raporton vetëm 1 viktimë nga 5 që vdesin.

Ai tha se duhet ta pranojmë që jemi në një situatë katastrofike, ndërsa shtoi se kjo situatë ka qenë e tillë që nga fillimi i pandemisë.

“Çuditem kur dalin dhe e mbrojnë situatën. Në vend që të pranojmë dhe ta njohim që jemi në një situatë  katastrofike, kur qytetarët po vdesin me dhjetëra në ditë. 20 po raportohen por koeficienti i mashtrimit, e kam quajtur unë, i kësaj qeverie është 1 me 5. 1 deklarohet, 5 vdesin. Kjo ka qenë situata gjatë 2020-ës, kjo është situata gjatë 2021-it. Ka qenë konstante gjatë pandemisë”, u shpreh Dasho.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.