E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deklarata e Samitit të Zagrebit, Balla: Shqipëria do të vazhdojë në rrugën e reformimit
Publik News

Deklarata e Samitit të Zagrebit, Balla: Shqipëria do të vazhdojë në rrugën e reformimit

Taulant Balla, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka deklaruar se Samiti i Ballkanit Perëndimor i 6 majit është një mundësi për të rikonfirmuar angazhimin historik, politik dhe financiar të BE-së për rajonin.

Balla, përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’ ka theksuar se Samiti është një mundësi për pjesëmarrësit e Ballkanit Perëndimor për të konfirmuar aderimin e tyre ndaj sundimit të ligjit, demokracisë dhe reformave të vazhdueshme.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Si bashkë-Kryetar i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocijimit BE-Shqipëri 🇪🇺🇦🇱 i bashkohem Deklaratës në emër të Parlamentit Europian nga Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme, raportuesit dhe kryetarët e delegacioneve të Parlamentit Europian për Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë mirëpresin Samitin e Ballkanit Perëndimor të 6 majit si një mundësi për të rikonfirmuar angazhimin historik, politik dhe financiar të BE-së për rajonin.

E konsiderojmë Samitin si një mundësi për pjesëmarrësit e Ballkanit Perëndimor për të konfirmuar aderimin e tyre ndaj sundimit të ligjit, demokracisë dhe reformave të vazhdueshme.

Deklarata e Samitit të Zagrebit është një sinjal i rëndësishëm i vazhdimit të angazhimit të Bashkimi Europian🇪🇺 ndaj perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Qartazi në Deklaratën e Samitit të Zagrebit theksohet rëndësia e vazhdimësisë së bashkëpunimit të ngushtë edhe në kuadër të masave ndaj pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 dhe pasojave ekonomiko-sociale të krijuara nga kjo pandemi.

Faleminderit Parlamentit Evropian që vazhdon të jetë një përkrahës i palëkundur i procesit të zgjerimit përpara takimit të liderave BE-Ballkan Perëndimor të 6 majit 2020.

Shqipëria është e angazhuar për procesin e zgjerimit dhe do të vazhdojë në rrugën e reformimit. Ne mirëpresim rolin e Parlamenteve si një forcë shtytëse për procesin e zgjerimit. BE qëndron krah për krah me Ballkanin Perëndimor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.