Deklarata e Trump për Shtetin “Musliman” të Kosovës dhe lukunia e soristëve Tiranë-Prishtinë
Sorosianët e Tiranës dhe të Prishtinës dhe i gjithë shtypi satanist i globalistëve, që janë të specializuar për orgjitë me maska pa kondomë, me frymëzim të theksuar Marksist Leninist dhe për martesat mami 1 –mami 2 të establishmentit, kanë nisur një fushatë për të interpretuar një “gafë” të Trump me qëllim për të na bërë të qeshemi. Interesant është se këtij grupi perversësh majtistë, u është bashkëlidhur edhe grupi i “religjiozëve” shqipfolës, të cilët nuk e dinë as Zotin cfarë është por as politikën. Kjo krizë botërore e koronës ka nxjerrë në pah një llum të madh aleancash të satanistëve me religjiozët. Këtë e kam shpjeguar tek shkrimi im, “Deep State, Deep Church dhe Deep Mosque” kërkoje tek Puls7.com.
Shteti i thellë, Kisha e thellë dhe Xhamia e thellë janë i njejti projekt satanist imoral që i shërben kastës që synon të shuajë njerëzimin sot. Ata i bashkon mrekullisht Korona, Maska, Vaksina, Lockdown dhe Big Brother.
Pikësëpari duhet të kuptojmë dicka, që ndryshe nga perceptimi i shumëkujt këtu, unë nuk jam përfaqësues as avokat i Donald Trump. Takoj me të sa herë ai shfaqet me qasje konservatore pro-njerëzim dhe ndahem me të kur nuk jam dakord.
Deklarata e tij lidhur me Shtetin “Musliman” të Kosovës dhe Izraelin kanë një kuptim më të qartë se cdo deklaratë politike në botë. Kjo është një përpjekje e Donald Trump për të përdorur kartën e muslimanëve shqiptarë për t’i treguar botës se këta shqiptarët që janë mazhorancë muslimane, janë satelitë që fluturojnë tek hapësira gjeopolitike euroatlantike Amerikano-Izraelite.
Amerika e ka përdorur këtë kartë me demokratët dhe republikanët e saj per t’i treguar botes arabe dhe asaj muslimane qe aleanca me Ameriken eshte e mundur dhe ja shqiptaret jane nje shembull per kete. Këtë deklaratë Trump e bën për nevojat e tij elektorale por edhe dhuratë për aleatin e tij Benjamin Netanjaho në Tel Aviv. Bota është interesa, para, gaz, naftë, flori dhe politikë. Kush nuk e ka kuptuar këtë duhet të rishikojë marrëdhëniet e tij me politikën, sepse nuk e njeh fare. Ose mashtron me vetedije.
Idealistët religjiozë, janë të ndarë në dy grupe.
Një grup që e kupton lojën dhe hesht. Dhe një grup i paditur i pilafit, i hallves dhe i kabunise që abuzohet nga marksistët dhe leninistët modernë me kartën e luftës kundër imperializmit amerikan. Palestinën nuk e ka shitur Trump por e ka gjetur te shitur e te marre fund. Ate e kanë shitur tradhëtarët arabishtfolës dhe jo vetem që në 48-tën. Trump është biznesmen që i ka dalë në shteg kjo histori dhe po bën biznes. I jep lobit izraelit (më të fortit në USA) cfarë duan që ata t’i japin zgjedhjet. Kjo është shumë e lëhtë për t’u kuptuar. Të gjitha ato shtete që bëjnë sikur qurraviten për Palestinën jane maskarenj qe kanë marrëdhënie të shkëlqyera me Izraelin dhe bëjnë tregëti dhjetëra milirda dollarë me të. Ndërsa ata që janë në luftë të hapur me Izraelin i bëjnë marrëveshjet poshtë tryezës. Kosova as
Shqipëria nuk kanë asnjë arsye të bëhen pjesë e kësaj llumnaje dhe pacavureje te ndyre të Lindjes së Mesme por duhet të ruajnë dhe te shohin interesat e tyre me të gjitha shtetet dhe popujt që na ofrojnë miqësi (amerikane, arabe, turq, kineze, afrikane, evropiane, mongole, bangladeshiane apo kushdo qofshin ata). Pjesa tjetër është demagogji marksiste leniniste që ushqehet me para shërbimesh sekrete, të cilat synojnë t’i përdorin shqiptarët si dru për zjarret dhe lojërat e tyre të mëdha gjeopolitike. I vetmi popull që lufton për Palestinën është ai palestinez, (një pjesë lufton një pjesë është e shitur). Të tjerët e kanë Palestinën biznes!
Kaq është, o marksisët sorosianë!
Këtu nuk ka asgjë për të qeshur!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



