E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deklaratat/ Dy fytyrat e Ramës me Salvador Kaçajn, lavde kur e ka në krah dhe ironi si kundërshtar 
Politikë

Deklaratat/ Dy fytyrat e Ramës me Salvador Kaçajn, lavde kur e ka në krah dhe ironi si kundërshtar 

Kryeministri Edi Rama në takimet elektorale gjatë prezantimit të kandidatëve për zgjedhjet e 14 majit nuk ika kursyer ironitë dhe akuzat për kundërshtarët e tij politikë.

Por së fundmi kryeministri Edi Rama ka ironizuar Salvador Kaçajn një figurë të cilën vetë ai e promovonte si njeriun që do të sillte zhvillim në Shëngjin, në takimet që zhvillonte në vitin 2011 me qytetarët në Shëngjin.

Duket se Rama ka harruar se vite më parë ishte vetë ai i cili deklaronte se ndjehej i privilegjuar që kishte në skuadrën e tij, Kaçajn, ndërsa sot është po kryeministri që e ironizon.

Cilin Ramë të besojmë? Atë që kur e kishte në krahun e tij Salvador Kaçajn e konsideronte si kampion me ambicie apo Ramën e sotëm të lodhur nga pushteti që sulmon çdokënd që ka përballë?

Deklarata e Ramës sot:

“Këta duan të votojnë një kryetar bashkie një njeri që thotë, po ua jap fjalën atyre që kanë shkollë më shumë se unë. O Zot… Më çoi Ulsiu videon e thash do të dalë ndonjë akademik, por doli Salvadori. Hej Zot. Që më çoi fjalë mua; “Shefi tha,-kam gabuar dua të kthehem në rrugë të mbarë. Ik o Salvador i thashë, ik se ke shumë shkollë për mua ti,-i thashë”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

Deklarata e Ramës në vitin 2011:

“Mirdita të gjithëve, dëshiroj të komunikoj përpara jush në krah të ish-kapitenit të skuadrës Kombëtare Shqiptare të Futbollit dhe sot i zgjedhur nga komuniteti i Shëngjinit për të kthyer edhe Shëngjinin në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm të zhvillimit social, ekonomik dhe urban. Unë jam i privilegjuar që t’ja jap fjalë të sapo zgjedhurit nga banorët e Shëngjinit duke e falënderuar për pjesëmarrjen e tij jashtëzakonisht brilante në këtë ndeshje shumë të rëndësishme për vendin dhe komunitetin që sot Salvadori përfaqëson”, tha Rama, duke shtuar”: “Ish-kapiteni i kombëtares sot vjen në fushën e administrimin vendor si një kampion me ambicie për të bërë një komune kampione me respektin për çdo qytetar.

https://youtube.com/watch?v=rzKYDZkPwpg%3Fstart%3D24%26feature%3Doembed

(BalkanWeb)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.