E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deklaratat  e Presidentit, Kryemadhi: Fjalimi i një Ilir Mete që ka të gjitha argumentet ligjorë për të të shkatërruar
Politikë

Deklaratat e Presidentit, Kryemadhi: Fjalimi i një Ilir Mete që ka të gjitha argumentet ligjorë për të të shkatërruar

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ndërsa ka komentuar deklarata e forta të Presidentit Ilir Meta, tha se të folurit në atë gjuhë dhe në atë intonacion nuk është zakon i Presidentit dhe se një gjë e tillë ka ardhur “pasi i kanë rënë në qafë më shumë se ç ‘duhet”.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Kryemadhi tha se fjalimi i Presidentit ishte “fjalimi i një Ilir Meta që ka të gjitha argumentet ligjorë e politik për të të shkatërruar”.

 

 

“Që të flasë Ilir meta me atë gjithë, për aq se e njoh unë, do të thotë që i ke rënë në qafë më shumë se ç’ duhet. Artikulimi në atë gjuhë, ritëm e intonacion, do të thotë që ke bërë diçka shumë të madh e gabim, të ka dhënë shumë herë shansin për të reflektuar, por di të them që është shumë e vështirë për t’u kthyer mbrapsht. Ai është fjalimi i një Ilir Meta që ka të gjitha argumentet ligjorë  e politik për të të shkatërruar”, tha Kryemadhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.