E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DEL AUDIO/ Dhurata 15 mijë euro e Habilajve për gruan e Tahirit
Lajme

DEL AUDIO/ Dhurata 15 mijë euro e Habilajve për gruan e Tahirit

Audio e përgjimeve e bandës Habilaj, janë publikuar ditën e sotme nga portali “Politiko”. Në një prej përgjimeve, trafikantët tregojnë se si i blenë gruas së Saimir Tahirit, një gjerdan 15 mijë euro.

B1: …Se ke edhe shumë punë këtu i tha.

 

B1: …Se ke edhe shumë punë këtu i tha.

Pse, i tha Moisiu, nuk janë njerëz të mirë këta?

Çfarë njerëz të mirë, ata janë bastardë, i tha.

Eee, kështu si thoni ju ata janë bastardë, tha Moisiu. Moisiu për të nxjerrë sytë, ngacmonte ata.

Xby Counterflix

O vëlla, i thashë unë, i fola shqip, thuaj i thashë, se unë i njoh më mirë se sa juve; më mori punën para dy muajsh.

(Qeshin)

Qeshte Moisiu, o (emër italian, nuk kuptohet), çfarë tha ky çfarë tha ky, çfarë tha ky?

Lëre tha, karton, tha.

Vajta atje, më thoshte pronari mua, se pronari kishte folur me Saimirin…që i kishte ashtu kostumin.

Eeeeeeee.

Më tha mua i lecioni, më tha mua, lecioni… unë e mora si leksione.

B2: -Po.

I lecioni më tha, i thonë votime. I leccioni më tha, benne.

I thashë unë: çfarë i ke thënë këtij, jemi në shkollë ne tani, çfarë i ke thënë?

Jo, or jo, më thoshte mua, pyet për votimet se ka fol’ me Saimirin. Po, i thashë unë, i kanë q… nënën në gropë, i kanë vjedh’ të gjitha votat. Ja, kshu do futet Shqipëria në Europë. Fillova politikën unë me atë. (qeshin).

Xby Counterflix

Aman o, lëre më thoshte Moisiu, se mo vjen ai këtu se ka mbajtur numrin (qeshin të gjithë), se i kishte pëlqyer.

More vesh ça i kishte blerë Moisiu nuses së atij?

Biseduesi 2: Eeeeee…

B1: 15 mijë euro gjerdan..

B2: Ça thu ti re?

B1: Tani për tani.

B1: Përveç lekëve (ndërhyn B2:… kostumeve…shefave që paguante.)

B1: Përveç Sokolit që mori lekët për punën…Saimiri nuk donte lekë. Edhe u dha…i dha gjerdan. Komplet diamant.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.