E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Del fotoja e 22-vjeçarit që humbi jetën në aksidentin detar në Ksamil
Lajme

Del fotoja e 22-vjeçarit që humbi jetën në aksidentin detar në Ksamil

Është bërë publike fotografia e të riut që humbi jetën në aksidentin tragjik detar të ndodhur në Ksamil. Viktima është Albiano Kreçi, 22 vjeç, banues në zonë, i cili ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda të marra gjatë përplasjes në det.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e pasdites, kur i riu po lundronte me një mjet tip jet ski. Sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet se ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë dhe është përplasur me një mjet të Policisë Kufitare, i cili ndodhej i ndaluar në det, rreth 400 metra larg vijës bregdetare, në kuadër të patrullimit dhe monitorimit të zonës.

Përplasja ka qenë e fortë dhe me pasoja fatale. Menjëherë pas incidentit, 22-vjeçari është nxjerrë nga uji nga efektivët dhe persona të tjerë që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se jet ski me të cilin po lëvizte i riu është fundosur pas përplasjes, duke e bërë edhe më të vështirë ndërhyrjen fillestare.

Autoritetet dyshojnë se një ndër faktorët kryesorë të aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë e lundrimit. Ndërkohë, për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, në bashkëpunim me strukturat përkatëse mbikëqyrëse dhe nën drejtimin e Prokurorisë.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar me saktësi rrethanat dhe përgjegjësitë e këtij aksidenti që i mori jetën një të riu në kulmin e moshës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.