E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Del fotoja e autorit të dyshuar të vrasësit të Bejtjas, Florian Plaku
Lajme

Del fotoja e autorit të dyshuar të vrasësit të Bejtjas, Florian Plaku

Publikohet fotoja e autorit të vrasësit të Gentjan Bejtjas.

Image

41-vjeçari, Florian Plaku është shpallur në këkrim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, si i dyshuar për vrasjen e Bejtjas në mars të këtij viti.

Sipas Policisë, Plaku dyshohet të ketë patur  rolin e qitësit në ekzekutimin e Bejtjas.

Raportohet se 41 vjeçari rezulton me precedentë të mëparshëm penalë për “krime kundër personit”. Po ashtu ai njihet edhe si pjesëtar i grupeve kriminale që veprojnë në Vlorë.

Vrasja e biznesmenit Edmond Papa, Bode pas kafazit prej xhami, i shmanget mediave

Florian Plaku përdorte edhe mbiemrat Serjani dhe Mamo.

Ish-polici i burgjeve, Gentjan Bejtja u vra më 15 mars në oborrin e shtëpisë përmes një atentati të mirëorganizuar në Larushkë të Fushë Krujës. Bejtja u kishte shpëtuar tri atentateve, por i katërti ishte fatal për të. Teksa ndodhej në oborrin e banesës duke punuar, persona të maskuar e qëlluan me breshëri plumbash.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.