Del lista e Kombëtares për ndeshjet me Serbinë dhe Jordaninë
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka bërë publike listën e futbollistëve të Kombëtares shqiptare, e cila do të jetë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për dy ndeshjet e muajit tetor.
Takimi më i rëndësishëm është ai ndaj Serbisë, që do të zhvillohet në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026. Pas kësaj sfide me karakter kompetitiv, ku Shqipëria synon një rezultat pozitiv, kuqezinjtë do të luajnë edhe një ndeshje miqësore ndaj Jordanisë, që shërben për testime dhe konsolidim të grupit.
Risia e vetme në listë është Klisman Cake, qendërmbrojtësi i Shkëndijës së Tetovës, i cili vjen për herë të parë në Kombëtaren A. 24-vjeçari ka qenë më parë pjesë e Shqipërisë U-21, por paraqitjet e tij të forta me Shkëndijën, ku ka qenë një nga shtyllat e skuadrës që u kualifikua në UEFA Conference League, kanë bindur Silvinjon për t’i dhënë një shans në ekipin kombëtar.
Thirrja e Cake-s shihet si një investim i stafit teknik në zgjerimin e alternativave në prapavijë, veçanërisht në prag të sfidave vendimtare për objektivin madhor të kualifikimit në Botërorin 2026.
LISTA:

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



