Del në gjykatë kokëulur polici që vrau 25 vjeçarin
Nevaldo Hajdaraj flet nga salla e gjyqit për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha. Ai ka kërkuar madje që në sallën e gjyqit të jenë edhe familjarët e Klodianit për t’u kërkuar të falur pasi kishte një ndjesë të madhe për t’a.
Hajdaraj shihej me kokë ulur dhe i lënduar për veprimin që ka bërë.
“Kam vrarë një njeri, s’kam asnjë të drejtë të kërkojë mbrojtje. Ndjese të madhe familjes Rasha”, shprehet ai.
Prokuria e cila po merret me çështjen ka kërkuar në gjykatë masën e arrestit me burg për akuzën “Vrasje e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes”, akuzë e cila rrezikon burgim me 7 vite.
Deri në këto momente nuk ka akoma një ekspertizë të gezhkjes që i gjend në vendngjarje e cila do të përcaktojë më saktë akuzën ndaj policit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



