Del nga shtrati lumi Erzen, përmbyten varrezat në fshatin Jubë
Dalja e lumit Erzen nga shtrati ka krijuar një situatë alarmante në fshatin Jubë, në qarkun e Durrësit, duke përmbytur sipërfaqe të konsiderueshme të zonës rurale.
Uji ka mbuluar toka bujqësore dhe segmente rrugore, ndërsa përmbytjet kanë prekur edhe varrezat e fshatit, ku vërshimi i ujit ka kaluar mes varreve, duke shkaktuar shqetësim të madh tek banorët.
Autoritetet vendore, në bashkëpunim me strukturat e emergjencave civile, ndodhen në monitorim të vazhdueshëm të nivelit të lumit Erzen, për shkak të rritjes së prurjeve si pasojë e reshjeve intensive.
Situata paraqitet e paqëndrueshme dhe mbetet nën vëzhgim të vazhdueshëm, ndërsa orët në vijim pritet të jenë vendimtare për zhvillimin e mëtejshëm të përmbytjeve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



