E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Del para Gjykates supreme te Spanjes, kryetarja e Parlamentit te Katalonjes
Bota

Del para Gjykates supreme te Spanjes, kryetarja e Parlamentit te Katalonjes

 

 Ish kryetarja e parlamentit katalanas është duke u paraqitur në Gjykatën Supreme të Spanjës lidhur me rolin e saj në pavarësinë rajonit.

Gjykatësit mund të vendosin të arrestojnë  Carme Forcadell dhe pesë ish-ligjvënës në paraburgim me akuzat për rebelim, kryengritje dhe keqpërdorim të fondeve publike.

Tetë anëtarë të shkarkuar nga qeveria katalanase tashmë po mbahen në paraburgim në një hetim paralel.

Gjykata Kushtetuese e Spanjës vendosi që referendumi katalanas për pavarësi ishte i paligjshëm.

Vendi është kapluar nga një krizë, pasi referendumi për pavarësinë nga Spanja u mbajt më 1 tetor, në kundërshtim me qeverinë qendrore në Madrid.

Pasi parlamenti katalanas votoi për shpalljen e pavarësisë më 27 tetor, qeveria spanjolle mori kontrollin e drejtpërdrejtë të rajonit dhe shkarkoi udhëheqësit e saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.