DEL video e BMW që u ngjit tek diga e liqenit

Është bërë publike video ku tregohet momenti kur një makinë me shpejtësi skëterr ka përfunduar tek dija e Liqenit Artificial në Tiranë.
Video është publikuar nga kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj.
Veliaj thotë se policia ka mbledhur provat dhe do të kërkojë dënim maksimal për shoferin.
“Tani çdo gjë është kthyer në normalitet, por shpejtësia skëterrë e shoferit (jo e makinës – se makina s’ka vendimarrje në çmenduri) që përfundoi mbi digën e Liqenit, rrezikon qytetarët por dhe vetë të lojturin që veç bordura e shpëtoi nga mbytja në Liqen! Bashkë me Policinë e Shtetit kemi mbledhur provat e do kerkojmë dënim maksimal për shoferin tashmë në kërkim – zero tolerancë për kërcënuesit e jetës e bashkëjetesës në qytet!”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



