E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Del VIDEO e ekzekutimit të Mondi Mëhalla në Elbasan
Flash

Del VIDEO e ekzekutimit të Mondi Mëhalla në Elbasan

Biznesmeni Edmond Mëhalla u ekzekutua me armë zjarri brenda automjetit të tij tip “Range Rover”, në lagjen “Emin Matraxhiu” të Elbasanit. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës, vetëm pak metra larg karburantit “Xhaxhi Oil”, në pronësi të tij.

Pamjet filmike të atentatit tregojnë momentin kur autori afrohet i vetëm drejt makinës së 43-vjeçarit dhe e qëllon disa herë me armë zjarri. Mëhalla u godit fillimisht me dy plumba në kokë, ndërsa të tjerët e prekën në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Autori, i maskuar me kapuç për të shmangur identifikimin, largohet menjëherë drejt aksit Elbasan–Librazhd me një automjet tip “Audi” me portobagazh, të cilin kishte përdorur për të mbërritur në vendngjarje. Më pas, një automjet i djegur u gjet në Mirakë të Librazhdit, i marrë në Tiranë një ditë para vrasjes dhe i dyshuar se është përdorur nga atentatorët për t’u zhdukur.

Në kuadër të hetimeve, policia ka shpallur në kërkim 32-vjeçarin Marsel Arani, i dyshuar si një nga autorët kryesorë, së bashku me shtetasin Armando Kola nga Laçi. Arani ndodhej nën “arrest shtëpie” për një tjetër vepër penale në momentin e ngjarjes.

Dy persona janë arrestuar deri tani:

  • Xhino Ago, 32 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor, pasi dyshohet se i ka vënë në dispozicion automjetin Aranit. Ai akuzohet për “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit”.

  • Kujtim Pisha, 52 vjeç, roja i karburantit, i cili akuzohet për “Moskallëzim të krimit”.

Ndërkohë, është arrestuar edhe 29-vjeçari Nevzat Spaho, person me precedentë penalë, i dyshuar se ka qenë ekzekutori që qëlloi drejt Mëhallës brenda automjetit.

Edhe pse nuk ka ende një konfirmim zyrtar, pista kryesore e hetimeve lidhet me konfliktet në biznes. Raportet mes Xhino Agos dhe Edmond Mëhallës ishin ndërprerë prej dy vitesh, por përplasjet mes tyre dyshohet se kanë vazhduar deri ditët e fundit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.