E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Del videoja që Erion Goxhara i bëri Lenc Kostës, pasi e qëlloi
Lajme

Del videoja që Erion Goxhara i bëri Lenc Kostës, pasi e qëlloi

https://www.instagram.com/reel/C_EZaeNNCtU/?igsh=MzRlODBiNWFlZA==

“Më mbajte nusen peng 4 vjet”/ Publikohet fotoja që

Në video dëgjohet Goxhara që akuzon Kostën se po i mban peng prej katër vitesh bashkëshorten dhe po “i ha lekët”.

Është bërë publike fotoja që Erion Goxhara ka regjistruar me celularin e tij, në momentin që ka plagosur me armë zjarri në zonën e Komunës së Parisit, 45-vjeçarin Lorenc Kosta, pasi dyshohet se ky i fundit kishte krijuar një lidhje jashtëmartesore me bashkëshorten e efektivit.

Në video dëgjohet Goxhara që akuzon Kostën se po i mban peng prej katër vitesh bashkëshorten dhe po “i ha lekët”.

“Kështu e pësojnë të gjithë ata që u hyjnë njerëzve në hak, që u hynë në familje.

Ti të më mbash mua peng nusen për katër vjet, t’i hash lekët?

Nuk e ha dot ti djersën e familjes time o k*rvë, nuk hyn dot ti në familjen time”, dëgjohet të thotë Goxhara.

Pasi i filmoi videon, Goxhara ia ka dërguar kunatit të tij.

Dy ditë më parë efektivi i Policisë së Rinasit, Erjon Goxhara, u shfaq i penduar në sallën e gjyqit për plagosjen  Lorenc Kostës dhe këmbënguli se nuk kishte dashur ta vriste. Ai mohoi akuzën e “vrasjes me paramendim”, mbetur në tentativë duke kërkuar një masë të butë sigurie, por gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për ta lënë në masën e sigurisë “arrest në burg”.

Përveç kësaj akuze, Goxhara do të hetohet edhe për “armëmbajtje pa leje”, derisa hetimi të provojë shkencërisht që arma e përdorur në ngjarje ishte ajo që mbante për shkak të detyrës.

Para gjyqtarit Goxhara ka pretenduar se veprën e ka kryer në kushte të tronditjes së rëndë psikike, për shkak të situatës që kishte shkaktuar inxhinieri i ERE-së, Kosta, në familjen e tij.

Sipas efektivit të policisë kufitare, përveçse kishte mësuar raportin intim të së shoqes, ai kishte kontaktuar përmes e-mailit bashkëshorten e Kostës, duke e vënë në dijeni. Për këtë fakt, ai ka pretenduar të jetë kërcënuar verbalisht nga Lorenc Kosta, pak para se ta qëllonte pasditen e së hënës tek Komuna e Parisit.

Për ditën e ngjarjes, Goxhara, ka treguar se pasi kishte kryer ritet fetare në një xhami ka dërguar vajzën te tezja e saj në zonën e Komunës së Parisit. Në zonë ai ka ndeshur Lorenc Kostën, të cilin e ka njohur. Mes të dyve është zhvilluar një debat verbal, ku Goxhara, shprehet se i ka kërkuar llogari pse i ka shkatërruar familjen. Sipas tij, Kosta i ka folur me ton kërcënues, duke i thënë “unë ta jap me deklaratë noteriale, që s’kam bërë gjë” dhe duke e prekur në sup.

Pas këtij momenti Kosta është larguar edhe pse efektivi ka kërkuar të sqarohen. Goxhara ka treguar se pasi ka zhvendosur makinën pak metra, e ka parë sërish para një marketi Kostën, vend ku ka zbritur dhe qëlluar disa herë me armë në gjymtyrët e poshtme.

“Më mbajte nusen peng 4 vjet”/ Publikohet fotoja që

I shtrirë në tokë dhe me telefonin pranë vetes, pamjet pas plagosjes së Lorenc Kostës

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.