E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme
Lajme

Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme

Delvinë është shpallur zyrtarisht pasuri kulturore e paluajtshme në kategorinë “Ansambël Arkitektonik Urban”, një vendim i marrë nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili theksoi se ky vlerësim vjen si rezultat i rëndësisë së veçantë historike, arkitektonike dhe urbanistike që mbart qyteti.

Sipas tij, ky status nuk përfaqëson vetëm një njohje simbolike, por edhe një hap konkret drejt mbrojtjes, ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore të zonës.

Vendimi synon gjithashtu të forcojë identitetin historik të Delvinës dhe të nxisë zhvillimin e turizmit kulturor.

Në të njëjtën kohë, hapet rruga për ndërhyrje restauruese dhe investime që do të kontribuojnë në rigjallërimin e qytetit, duke e kthyer atë në një destinacion më tërheqës për vizitorët vendas dhe të huaj.

Autoritetet theksojnë se kjo shpallje do të ndikojë edhe në rritjen e ndërgjegjësimit publik për rëndësinë e trashëgimisë kulturore si një pasuri e çmuar kombëtare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.