E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Demalia debaton me Boçin për HEC-et: PD e shkatërroi Valbonën, e futi në tuba si Lanën
Uncategorized

Demalia debaton me Boçin për HEC-et: PD e shkatërroi Valbonën, e futi në tuba si Lanën

Në mesin e debatit të hapur për ndërtimin e HEC-it të Holtës, analisti Ilir Demalia sheh të gjitha klasën politike në faj për shkatërrimin që i ka bërë ndër vite natyrës.

Demalia: Kjo mënyrë sjellje e të gjithë forcave politike gjatë gjithë tranzicionit ka qenë shumë arbitrare, asnjë lloj konsultimi me komunitetet, grupet e interesit. Këtë e ka bërë dhe PD. Fakti që nga 2002 janë firmosur 190 kontrata koncesionare për ndërtimin e 500 hidrocentraleve ku 200 kanë përfunduar, është përgjegjëse dhe PD kur ka qenë në pushtet. Në denatyralizimin e natyrës së vendit që është bërë një shëmti dhe krim natyror ka përgjegjësi dhe PD dhe partia në pushtet.

Në një lidhje me skype nga SHBA, Demalia shfrytëzoi praninë e zotit Luçiano Boçi në studion e lajmeve në Ora News për adresuar akuza ndaj demokratëve për shkatërrimin e Valbonës, një nga perlat e Alpeve shqiptare.

Demalia: Nuk mund ti shpëtoni kësaj pune as ju dhe as këta nëse do ketë një ditë shtet. Keni shkatërruar Valbonën, gjithë natyrën për interesat tuaja. Nuk flas për ju personalisht.Duhet ti skuqet faqja të gjithë politikanëve të tranzicionit për këtë krim që kanë bërë. Nuk kalohet me hajde të bëjmë një protestë për Holtën, është fundi i kavallit. Ju shkatërruat Valbonën, forca juaj politike, e futët Valbonën si Lana në tub.

Që përrenjtë dhe lumenjtë duhet të rrjedhin në natyrshmërinë e tyre ra dakord dhe deputeti demokrat.

Boçi: Çështja nuk duhet relativizuar, duket sikur PS sapo ka ardhur në pushtet. Bashkohem me shqetësimin se lumenjtë dhe përrenjtë nuk mund të futen në tuba, është si “të burgosësh Zotin në tub”.Por jemi në kohën e tregut të lirë, ekspansioni i kapitalit është kudo i fortë./Ora News.tv

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.