Demokratët u mposhtën në Kukës, “shpërthen” kreu i degës së PD: S’fitoi PS, por humbi Berisha
Kreu i PD në Kukës, Arif Rexhmati ka reaguar me tone të ashpra ndaj atyre që ai i quajti “të djathtët” e Tiranës, që sipas tij sot me humbjen ne Kukës i vendosën “traun e dytë” këtij qyteti.

Në një postim të gjatë në Facebook, Rexhmati shkruan se sot në Kukës nuk fitoi Partia Socialiste, por humbi për herë të dytë Berisha dhe Meta.
“Ne Kukës dhe në gjithë Shqipërinë alternativa e servirur si e djathtë nga koalicioni “BF” , në të vërtetë nuk ishte asgjë më tepër por një sallatë politike me mbetje të së djeshmes komuniste, të korruptuar të ngelur pa prenë e tyre; pushtetin e marrë me votën e njerëzve të ndershëm dhe të përdorur për interesa personale”, shkruan Rexhmati.
Ai edhe njëherë e ve theksin se ka ardhur koha për bashkuar demokratët, antikomunistët, të djathtët e vërtetë ‘larg atyre që idealet e demokracisë i shkelmojnë ashtu si shkelmuan dyert e shtëpisë sonë të përbashkët’.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



