E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dënohen me gjysmë shekulli burg Becchetti, e ëma dhe miku i tij!
Lajme

Dënohen me gjysmë shekulli burg Becchetti, e ëma dhe miku i tij!

marrë fund ditën e djeshme, pas pesë vitesh, odiseja gjyqësore ndaj Francesco Becchetti-t, biznesmenit të njohur italian.

Një trup prej tre gjyqtarësh dha vendimin duke dënuar me 54 vite burg tre shtetasit italianë dhe një shqiptare, të cilët u akuzuan kryesisht për mashtrim, pastrim parash, falsifikim dhe vjedhje!

Gjykata u ndal tek akuzat e secilit prej 5 personave të përfshirë në dosjen e Becchettit, ndërkohë që për dy shtetasit shqiptarë që gjenden në këtë çështje u vendos që të pezullohet ekzekutimi i dënimit dhe të masën e përcaktuar ta kalonin me kushte konkrete në shërbim prove.

Ajo që bie në sy në vendimin e dhënë dje nga Gjykata Penale e Tiranës është dënimi i nënës së biznesmenit italian, shtetases Liliana Condomittiti, me 8 vjet burg për pastrim parash, aq sa iu dha edhe shqiptares, Erjona Troplini. Ndërsa një vit më pak se Becchetti është dënuar bashkëpunëtori i tij Mauro di Renzis, i vënë nën të njëjta akuza me mikun e tij.

VENDIMI

Gjykata ka dënuar me 17 vite burg biznesmenin italian Francesco Becchetti, pasi trupa gjyqësore ka vërtetuar se ai kishte ngritur një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash. Becchetti u akuzua për 4 vepra penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Biznesmeni ndodhet jashtë Shqipërisë prej disa vitesh, ndërsa ka fituar edhe një çështje gjyqësore ndaj vendit tonë për shkak të mbylljes së televizionit “Agon Channel”.

Në 21 dhjetor 2021, Prokuroria dërgoi dosjen e tij në gjykatë, duke kërkuar prej saj 20 vite burg për BecChetti-n si edhe bashkëpunëtorin e tij Mauro de Renzis. Pas vlerësimit të provave në dosjen e Prokurorisë, Gjykata vlerësoi se Becchetti duhej dënuar me 17 vite burg, kurse de Renzi me 16 vite. Gjykata dha edhe 8 vite burg për Liliana Condomittin, e cila akuzohet për “Pastrimi i produkteve të veprës apo veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

8 vite ka qenë edhe pretenca e Prokurorisë për Condomittin dhe Erjona Troplinin. Çështja e Shqipërisë kundër biznesmenit italian Francesco Becchetti e ka zanafillën në vitin 2015, me mbylljen e televizionit “Agon Channel” dhe hapjen e procedimit penal ndaj tij me akuzat e evazionit fiskal dhe pastrimit të parave.

PASURITË E TË DËNUARVE

Në vendim, Gjykata Penale u shpreh edhe për kompanitë që gjendeshin në emrin e tyre si zotërues të plotë ose edhe si aksionar. Janë 5 kompani, të cilat janë listuar në vazhdën e dënimit duke specifikuar secilën në bazë të veprës penale që është kryer nëpërmjet tyre. Trupi gjykues tha në vendim se “deklarohet fajtor personi juridik ‘Agon Set’ sh.p.k. për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale kryer në bashkëpunim.

Për përgjegjësinë penale të personave juridik, vendos dënimin e tij me mbarimin e personit juridik”. I njëjti vendim u mor edhe për tri kompanitë e tjera, për të cilat u dënuan të akuzuarit.

Po ashtu, saktësoi gjykata, sendet e luajtshme, si llogari bankare dhe të paluajtshme, që të pandehurit Liliana Condomitti, Mauro de Renzis dhe Erjona Troplini zotëronin në raport me kuotat e tyre në shoqëritë “Energji” sh.p.k., “Cable System”, “400 KV”, “Agon Set”, si dhe të llogarisë bankare të shtetasit Shpëtim Arbana, për të cilat është vendosur sekuestro konservative, t’i kalojnë shtetit.

Ndërsa dokumentet e rezultuara të falsifikuara (stacionet e punimeve të falsifikuara të shoqërisë “Energjy”) dhe faturat që e shoqërojnë të asgjësohen.

HIDROCENTRALI I KALIVAÇIT

Prokuroria ka ndërmarrë një hetim thelbësor për hetimin e ndërtimit të Hidrocentralit të Kalivaçit, një nga hallkat që shërbeu për të zbardhur sipas tyre gjithë mekanizmin e abuzimit të kryer nga të pandehurit. Në materialin hetimor thuhet se:

“Këshilli i Ministrave me vendimin nr. 222 datë 24 maj 1997 ka miratuar marrëveshjen për ndërtimin e Hidrocentralit të Kalivaçit me shoqërinë italiane ‘Beg’. Kjo marrëveshje është ndryshuar më datë 2 nëntor 2000 dhe me datë 6 qershor 2007 të Këshillit të Ministrave.

Në vendimin e fundit të KM u miratuan ndryshime të reja në kontratën koncesionare për ndërtimin e hidrocentralit duke legjitimuar pjesëmarrjen e një partneri të ri në këtë koncesion dhe pikërisht të operatorit ekonomik ‘Deutsche Bank’.

Kapitali fillestar i shoqërisë koncesionare sipas marrëveshjes ishte 15.000.000 Euro. Për këtë arsye-thekson prokuroria-në vitin 2007 koncesionari ‘Beg’ ka krijuar në Itali shoqërinë ‘Hidro Srl’ në të cilën ‘Beg’ kishte 55 për qind të aksioneve dhe ‘Deutsche Bank’ 45 për qind.

Gjithashtu në të njëjtën kohë në Shqipëri u krijua shoqëria ‘Kalivaç Green Energy’ e cila aktualisht zotëron 100 për qind nga shoqëria ‘Hydro’. Qëllimi i krijimit të shoqërisë ishte ndjekja e punimeve në hidrocentralin e Kalivaçit”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.