E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dënohet sulmi i Iranit ndaj Izraelit
Lajme

Dënohet sulmi i Iranit ndaj Izraelit

Ushtria izraelite thotë se Franca ishte ndër vendet e përfshira në mbrojtjen kundër sulmit të Iranit ndaj Izraelit.

“Franca ka teknologji shumë të mirë, avionë, radarë dhe unë e di se ata po kontribuonin në patrullimin e hapësirës ajrore,” tha zëdhënësi kryesor ushtarak i Izraelit.

Ai shton se nuk ka detaje të sakta nëse avionët francezë kanë rrëzuar ndonjë nga raketat e Iranit.

Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Jordania gjithashtu ndihmuan Izraelin gjatë sulmit nga Irani

Liderët e G7-ës dënojnë sulmin

Liderët e G7-ës dënojnë sulmin

Rishi Sunak

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, ka dënuar sulmin ndaj Izraelit. Ai tha se sulmet rrezikojnë të ndezin tensionet dhe të destabilizojnë rajonin, duke shtuar se Irani ka demonstruar se synon të mbjellë kaos në oborrin e tij.

“Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbrojë sigurinë e Izraelit dhe atë të të gjithë partnerëve tanë rajonalë, përfshirë Jordaninë dhe Irakun. Krahas aleatëve tanë, ne po punojmë urgjentisht për të stabilizuar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm. Askush nuk dëshiron të shohë më shumë gjakderdhje”, ka thënë Sunak.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka thënë se vendi i tij “dënon pa mëdyshje sulmet ajrore të Iranit”, duke shtuar: “Ne qëndrojmë me Izraelin”.

“Pas mbështetjes së sulmit brutal të Hamasit të 7 tetorit, veprimet e fundit të regjimit iranian do të destabilizojnë më tej rajonin dhe do ta bëjnë paqen më të vështirë”, tha ai.

Ministri i Jashtëm francez, Stephane Sejourne, ka thënë se Franca “dënon në termat më të ashpër sulmin e nisur nga Irani kundër Izraelit”.

“Duke vendosur për një veprim të tillë të paprecedentë, Irani po ndërmerr një hap të ri në veprimet e tij destabilizuese dhe po merr rrezikun e një përshkallëzimi ushtarak.”

Ambasadori gjerman në Izrael, Steffen Seibert, tha:

“Solidariteti i Gjermanisë është me të gjithë izraelitët sonte, të cilët Irani po i terrorizon me këtë sulm të paprecedentë dhe të pamëshirshëm: hebrenjtë, si dhe arabët e të krishterët, beduinët në Negev si dhe druzët në Golan. Qofshin të gjithë të sigurt.”, ka shkruar ai./

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.