E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DENONCIM/ 6 milionë euro për start-up-et, akuza për favorizime: “Të njëjtët persona marrin paratë, vetëm ndryshojnë kompanitë”
Lajme

DENONCIM/ 6 milionë euro për start-up-et, akuza për favorizime: “Të njëjtët persona marrin paratë, vetëm ndryshojnë kompanitë”

Një denoncim i mbërritur në redaksinë e Publik.al ngre dyshime serioze mbi mënyrën se si janë shpërndarë rreth 6 milionë euro në kuadër të financimeve për start-up-et. Denoncuesi përmend konkretisht disa biznese dhe individë, duke pretenduar se një pjesë e përfituesve nuk kanë aktivitet apo produkte që lidhen me qëllimin e skemës së financimit. Në fokus janë edhe raste të financimeve të përsëritura, biznese të krijuara së fundmi dhe lidhje të pretenduara familjare mes disa përfituesve.

 

“Përshëndetje, po ju dërgoj disa emra konkretë për vjedhjen skandaloze që është bërë me 6 milionë euro, se si drejtori Arjan Ymeraj ka vënë vetëm kompani që s’kanë asnjë lidhje me start-up, por vetëm për të ndarë lekët.

Dua të vërë ‘Albania Wine Experience’, ka fituar 35 milionë lekë, ndërkohë që është vetë një bar dhe nuk ka asnjë shërbim apo produkt që lidhet me financimin nga start-up.

E-doctor ka përfituar për herë të dytë gati 55 milionë lekë, ndërkohë mjafton të shkarkosh aplikacionin apo të futesh te faqja në web, nuk bën dot asnjë rezervim për analiza as për ndonjë konsultë tjetër, pasi është jo funksional, vetëm për marrë lekët.

Arben Oshafi ka marrë 2 herë me platformën B2B Balkan, ndërkohë web-i përdoret vetëm për panairet që bëjnë në Pallatin e Kongreseve, e cila s’ka asnjë lidhje me filozofinë e financimit nga start-up.

Med Wallet ka marrë për herë të dytë, ku mjafton të futesh online dhe e shikon që është komplet jo funksional. Si ka mundësi që këto biznese financohen 2 herë edhe pse nuk kanë suksese?

Shikoni fituesin Arvjen Lushaj, e ka hapur biznesin në shkurt 2026, ka marrë fazën e dytë 38 milionë lekë të vjetra, edhe pse duhet të ketë të paktën një vit si biznes.

Emanual Shamku është hapur biznesi në shkurt 2026 dhe ky fazën e dytë 37 milionë të vjetra, 2 muaj biznes që duhet të ketë të paktën një vit.

E-doctor ka fituar për herë të dytë, ndërkohë është jo funksionale etj., etj.

Alban Jaho, që është kompani ndërtimi, mjafton të futesh QKB dhe të bësh një search në internet, ka marrë 38 milionë lekë për ndërtim software, ku as në përshkrimin e QKB nuk ka ndonjë gjë që lidhet me software engineering.

Gerti Slencia, fitues 2 herë me Baboon, tani fitues në emrin e bashkëshortes me ‘Margon’.

Vrapon, ku e ka shefi i kabinetit të Blendi Klosit, fitues edhe këtë vit me 55 milionë me emrin UPFRONT, për herë të 3-të, vetëm ndryshojnë NIPT-et dhe emrat.

Juxhin Caushi, fitues vjet me 45 milionë lekë.

Këtë vit Klajdi Caushi, kushëriri vetë, me 35 milionë lekë, ku nuk dihet se me çfarë produkti e ka marrë.

E si këta janë 99% e bizneseve që për 3 vite e marrin të njëjtët persona dhe ndajnë lekët me Arjan Ymeraj.”

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.