E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimet e Xhisela Malokut dhe të Emiljano Nuhut, SHÇBA nis hetimet në 4 komisariate
Lajme

Denoncimet e Xhisela Malokut dhe të Emiljano Nuhut, SHÇBA nis hetimet në 4 komisariate

Pas dëshmisë së Emiljano Nuhut lidhur me kallzimet e Xhisela Maloku, për akuzat e bëra në disa komisariate për përdhunimin dhe dhunimin nga djali i deputetit të PS, Rrahman Rraja, si dhe kërcënimet me jetë që i janë bërë ish-nënkomisarit Nuhu për të ndaluar hetimin, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pranë Ministrisë së Brendshme ka hapur një hetim për të sqaruar pretendimet e ngritura prej tij.

Nuhu deklaroi se ishte kërcënuar në zyrën e tij, në prani të deputetëve të Kuvendit, djalin e njërit prej të cilëve po e hetonte për përndjekje.

 

Sipas burimeve thuhet se SHÇBA po verifikohen gjithë procedurat e ndjekura nga policia në lidhje me denoncimet e bëra nga 25-vjeçarja Maloku, po ashtu edhe denoncimet për kërcënime nga ish-oficeri i policisë.

SHÇBA ka zbarkuar në Komisariatet nr. 3 dhe 6 në Tiranë,  Krujë dhe stacionin e policisë Fushë-Krujë, duke sekuestruar librat e shërbimit.
nuhu-770x433

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.