Denoncimet për “Shqiponjat”: Shqyrtohen ankesat e qytetarëve
Është bërë me dije nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ku thuhet se janë regjistruar mbi 100 ankesa të qytetarëve në drejtim të repartit “Shqiponja” në Tiranë ndërsa çdonjëra prej tyre po verifikohet me imtësi.
Pas nisjes së hetimit gjithëpërfshirës të SHÇBA mësohet se forcat “Shqiponja”, edhe përgjatë vitit 2019, por edhe 2020, kanë më tepër denoncime për akte dhune se çdo strukturë tjetër e policisë apo në krahasim me patrullat e përgjithshme.
Sipas raportit periodik, i cili pritet të publikohet këtë fundvit, rezulton se reparti në fjalë është më i denoncuari, jo vetëm për sjelljen me qytetarët por edhe veprimet policore. Hetimi administrativ i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur punën në verifikimin e çdo rasti ndërsa do të merren veprime konkrete për largimin ose transferimin e një pjese të kësaj njësie.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



