Denoncimi: Balluku po përgatit azilin, është instaluar në një shtet tjetër
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë deklarata të forta në lidhje me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, duke pretenduar se ajo po përgatitet të largohet përfundimisht nga vendi.
Sipas Berishës, Balluku tashmë ndodhet jashtë Shqipërisë dhe, referuar burimeve që ai citon, kanë nisur edhe përgatitjet për azil në një shtet tjetër.
“Lubia edhe njëherë ju them se po transporton me skaf në Greqi, ka kryer 3 udhëtime dhe skafi plot. Gjerat më të çmuara që janë paratë që ajo ka. Është e sigurt kjo, sipas burimeve. Po përgatit azili i saj. Ju siguroj që shumë shpejt do të merrni vesh që ajo është instaluar në një shtet tjetër. Këtu do jemi, përgatitjet po bëhen”, tha Sali Berisha.
Deklaratat e tij pritet të nxisin reagime në skenën politike, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë qëndrime zyrtare apo verifikime institucionale lidhur me këto pretendime.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



