E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK: S’ka asnjë hetim ndaj Jared Kushner dhe projekteve Sazan-Zvërnec
Lajme

SPAK: S’ka asnjë hetim ndaj Jared Kushner dhe projekteve Sazan-Zvërnec

Prokuroria e Posaçme konfirmon se ndaj Jared Kushner, dhëndrit të Presidentit Donald Trump, nuk ka asnjë hetim në Shqipëri. Po ashtu, SPAK sqaron se nuk ka asnjë hetim për projektin e ishullit të Sazanit apo atë të Zvërnecit. Ndërsa, SPAK pranon se ka një hetim të hapur, i cili ndodhet në fazën e verifikimeve dhe hetimit paraprak vetëm për tjetërsimin e tokave në fshatin Zvërnec.

Kjo përgjigje vjen në një kohë, kur nuk kanë munguar aludimet, qoftë edhe raportimet e mediave lokale dhe botërore, se z. Kushner dhe bashkëshortja e tij janë pjesë e hetimit, pasi ata dhe projektet e tyre janë në lupën e Strukturës së Posaçme në Shqipëri.

Nëpërmjet një kërkese për informacion, weblajm kërkoi nga SPAK të dinte nëse ka një hetim që përfshin z. Kushner, bashkëshorten e tij apo projektet që ata kanë nisur të zhvillojnë në Republikën e Shqipërisë, përkatësisht me një plan zhvillimor në ishullin e Sazanit apo në zonën e Zvërnecit.

Përgjigja e SPAK për WebLajm.com

Përgjigja zyrtare e SPAK

Në përgjigje të shkresës suaj të protokolluar në Prokurorinë e Posaçme më date 27.07.2026, “Kërkesë për informacion”, ju informojmë si vijon:

Në përgjigje të pyetjes së parë, SPAK nuk ka asnjë hetim ndaj shtetasit Jared Kushner.

Nẽ përgjigje të pyetjes së dytë, SPAK nuk ka inicuar ndonjë hetim në lidhje me projektin e zhvillimit të ishullit të Sazanit.

Në përgjigje të pyetjes së tretë, SPAK konfirmon se ka nisur një hetim që lidhet me procedurën e tjetërsimit të pasurive të paluajtshme në fshatin Zvërnec. Në këte fazë të hetimit paraprak nuk mund të bëhen publike detaje të mëtejshme përtej informacionit te bërë publik përmes nioftimeve për shtyp të SPAK.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,

DREJTUESI I PROKURORISË

Klodjan Braho

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.