E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi i familjes Doçi: Bashkia po na grabit pronën!
Lajme

Denoncimi i familjes Doçi: Bashkia po na grabit pronën!

Pronarët dërgojnë çështjen në SPAK, Familja Doçi: Veliaj ia dha lejen Begos

Aleksandër Doçi është një qytetar, i cili prej muajsh nuk po gjen drejtësi.

Po na marrin shpirtin, ai që të merr pronën të ka marrë shpirtin. Ju lutem Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Evropës, të na ndihmojnë se po na poshtërojnë.”

Edhe pse në bazë të dokumentacioneve përkatëse rezulton pronar i një sipërfaqeje prej 2500 metër truall, ai thotë se po i grabitet padrejtësisht prona nga një firmë ndërtimi, e cila ka marrë dhe bekimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Bashkia Tiranë i ka dhënë lejen kompanisë Alsion-Albania sh.p.k për të ndërtuar në këtë zonë, ndërsa problemi thellohet edhe më tej pasi pronari dhe bashkëpronarët e tjerë as nuk kanë firmosur dhe as nuk kanë pyetur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.