E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi i fortë i qytetarit: “e.store.2013” me produkte problematike
Lajme

Denoncimi i fortë i qytetarit: “e.store.2013” me produkte problematike

Klienti zhgënjehet nga produkti, shitësi s’bëhet më “i gjallë” pas pagesës së qytetarit

Një tjetër denoncim ka mbërritur në redaksinë e Publik.al, ku një qytetar ngre shqetësimin për një blerje online që, sipas tij, rezultoi problematike dhe pa asnjë zgjidhje.

Sipas mesazhit të dërguar nga denoncuesi, ai ka porositur një produkt përmes një faqeje në rrjetet sociale,“e.store.2013”, e cila operon kryesisht në Instagram dhe promovon produkte të ndryshme elektronike dhe aksesorë shtëpiakë.

Qytetari pretendon se pas kryerjes së porosisë, produkti ka mbërritur, por pa një komponent thelbësor – baterinë, duke e bërë atë praktikisht të papërdorshëm.

“Përshëndetje, porosita një produkt në Kosovë dhe më erdhi pa bateri… faqja nuk kthen më përgjigje… mos porosisni më tek kjo faqe,” – shprehet qytetari në mesazhin e tij drejtuar redaksisë.

Nga materialet e siguruara shihet se komunikimi me faqen ka qenë fillimisht normal, ku kërkohen të dhëna për adresën dhe numrin e telefonit, si dhe jepen informacione mbi çmimin dhe transportin. Por, pas mbërritjes së produktit dhe ngritjes së shqetësimit nga ana e klientit, komunikimi ndërpritet plotësisht.

Denoncuesi tregon se ka tentuar disa herë të kontaktojë shitësin përmes mesazheve dhe thirrjeve, por pa marrë asnjë përgjigje. Në mungesë të një reagimi, ai paralajmëron se do ta bëjë rastin publik për të sensibilizuar edhe qytetarët e tjerë.

Ky rast rikthen në vëmendje problematikat e vazhdueshme me blerjet online nga faqe jo të verifikuara, ku mungesa e garancisë dhe transparencës shpesh i lë konsumatorët pa zgjidhje.

Publik.al u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar në blerjet online, të verifikojnë besueshmërinë e faqeve dhe të shmangin parapagimet në raste të dyshimta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.