Denoncimi i Sali Berishës: Stafi i Urgjencës në Senatorium nuk e ka marrë shpërblimin 1000 euro
sh-kryeministri Sali Berisha ka postuar në profilin e tij në facebook mesazhin e një pjesëtari të stafit të Urgjencës së spitalit “Shefqet Ndroqi”, i cili i shkruan se ende nuk e kanë marrë shpërblimin prej 1000 eurosh.
Në mesazh shkruhet se po ëkrkohet që shpërblimi të ndahet, në mënyrë që të përfitojë edhe administrata.
“Denoncon Edvin genjeshtren per mashtrimin e radhes!
Stafit te urgjences te spitalit Shefqet Ndroqi nuk u jepet bonusi i premtuar si veshtirsi per covid19!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Persh dua te bej nje denancim jemi stafi urgjences senatorjum nuk na kan dhen shperblimin akoma 1000 e .qsuteja e ka mare ne duan te na i pergjysmojn se ju japin dhe administrates. Te lutem postoje se neser do e ndajn mbase ndryshojn menje .Anonim te lutem”, shkruan Berisha në profilin e tij.
Kujtojmë se kryeministri Rama deklaroi në fillim të pandemisë se mjekët dhe infermierët në frontin e parë të luftës ndaj COVID-19 do të përfitonin nga 1000 euro shpërblim.
Foto e publikuar nga Sali Berisha:
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




