E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi/ Unaza e Burrelit shkatërrohet akoma pa u inauguruar
Lajme

Denoncimi/ Unaza e Burrelit shkatërrohet akoma pa u inauguruar

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, ka denoncuar sot se unaza e qytetit të Burrelit është dëmtuar dhe çarë, pavarësisht se punimet u reklamuan si drejt përfundimit vetëm pak muaj më parë. Sipas saj, projekti prej 1.2 milionë eurosh është mbikëqyrur në mënyrë të parregullt, duke ngritur dyshime serioze për keqmenaxhim dhe korrupsion.

Vangjeli kujtoi se më 22 tetor kryeministri Rama publikoi foto nga unaza e Burrelit, ku sipas tij po vendoseshin shtresat e fundit asfaltike dhe të gjitha veprat e artit ishin përfunduar. “Por e vërteta është krejt tjetër”, u shpreh ajo.

dc8c9891-df8f-43d8-be4a-3c91d30b021c

Sipas dokumenteve të prokurimit të ARRSH, fitues për mbikëqyrjen e punimeve ishte bashkimi i operatorëve LENI ING shpk – ANGERBA shpk, i shpallur fitues në 2 qershor. Por në terren, në tabelën zyrtare teknike, si mbikëqyrës figuron jo operatori fitues, por një punonjës i ARRSH, Nikollaq Mihali.

2-1-1024x634

“Kjo ngre pikëpyetje të mëdha mbi procesin e mbikëqyrjes dhe mbi fondet e shpenzuara për këtë objekt. Punimet e një kontrate 1.2 milionë euro janë mbikëqyrur nga një punonjës i ARRSH dhe rezultati dihet: asfalti i çarë, rruga e dëmtuar dhe e degraduar pa u dorëzuar ende”, deklaroi Vangjeli.

3-1-1024x500

Në pamjet e publikuara nga PD, pjesë të rrugës duken të çara dhe të shembura, duke treguar se cilësia e punimeve ka devijuar rëndë nga standardet.

4-1-576x1024

“Kjo është fytyra e propagandës qeveritare, që përpiqet të fshehë dështimet dhe keqpërdorimet me foto në Facebook. Shqiptarët nuk meritojnë mashtrim, vjedhje dhe korrupsion”, përfundoi Vangjeli, duke i bërë thirrje SPAK-ut të nisë hetime mbi këtë rast.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.