Denoncimi/ Vëllai i policit kultivon kanabis në Krujë, policia hesht
“Dy vëllezërit ushtrojnë presion dhe kërcënime ndaj banorëve”
Në redaksinë e Publik.al ka mbërritur një denoncim nga një banor i zonës së Krujës, i cili pretendon se ka zbuluar një parcelë kanabisi në fshatin Barkanesh, por se pavarësisht raportimit të tij në polici, ndaj personave të përfshirë nuk janë marrë masa.
Qytati bën apel:
Ju lutem publikojeni kete rast me vidjo,se policia eshte ne dijeni te rastin dhe te vidjos,policia nuk ka reaguar sepse Vellai I autorit ne vidjo eshte Oliard Arben Doku I cili eshte punonjes policie dhe ka paguar para tek AMP qe mos te arrestohen,ju lutem na ndihmoni per rastin
Sipas denoncuesit, ai ka njoftuar fillimisht Policinë e Krujës, duke dorëzuar edhe një video ku, sipas tij, shfaqej personi përgjegjës për parcelën. Por ai thotë se rasti nuk është trajtuar, pasi autori i dyshuar gëzon mbështetje nga vëllai i tij, i cili punon prej vitesh në Policinë e Shtetit.
“Parcela ndodhet në fshatin Barkanesh. Videon e kam bërë në gusht. Policia e Krujës nuk ndërhyri, sepse sipas tyre autori mbrohet nga vëllai i tij, punonjës policie”, – shkruan qytetari.
Ai shton se pas mosveprimit të strukturave lokale, është detyruar të njoftojë Policinë e Tiranës, të cilët, sipas tij, kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë asgjësuar parcelën. Megjithatë, pretendon se ndaj personit të përfshirë nuk është marrë asnjë masë.
Denoncuesi përmend edhe emra konkretë të personave që ai i konsideron të përfshirë në kultivimin dhe mbrojtjen e parcelave, por këto mbeten pretendime të tij, për të cilat autoritetet nuk kanë dhënë ende asnjë reagim zyrtar.
Banori i zonës ngre alarmin se prej vitesh, sipas tij, dy vëllezër ushtrojnë presion dhe kërcënime ndaj banorëve të Barkaneshit.
“Na thonë se do na vrasin bagëtinë dhe nuk na lejojnë t’i kullosim në disa zona ku mbjellin kanabis. Kam dërguar video edhe tek AMP, por edhe aty nuk u morën masa”, – thuhet në denoncimin e tij.
Ai thekson se video është regjistruar nga distanca për arsye sigurie dhe se është i gatshëm ta rikthejë hetimin në terren, nëse institucionet reagojnë.
“Vetëm tek ju kemi besim. Ne denoncojmë një krim dhe policia mbron kriminelët”, – përfundon qytetari.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco







