Denoncoi i pari zhdukjen të rinjve, Artan Hoxha reagon pasi u gjetën të vdekur: Tani është e qartë, motivi ishte…
Gazetari Artan Hoxha ishte i pari që denoncoi zhdukjen e 3 të rinjve në Malësinë e Madhe, ngjarje që përfundoi tragjikisht, pasi ditën e sotme u gjetën të vdekur 2 prej tyre, Vilson Çutaj 37 vjeç dhe dhe Klement Pepaj 21 vjeç, të cilët dyshohet se janë vrarë nga kushëriri i tyre Daniel Pepaj që është shpallur në kërkim nga policia.
Hoxha thotë se policisë iu deshën 5 ditë për të provuar atë që ai tha, ndërsa ironizon me informacionin që doli nga policia, ku thuhej se ngjarja ka ndohdur për “motive të dobëta”.
Ndërkohë ai shprehet se shpreson që kanabisi i këtij viti të mos sjellë më viktima.
Postimi i plotë:
Ja pra qe paska patur
edhe krisma,
edhe viktima,
edhe parcela me kanabis,
edhe kanabis te grabitur,
edhe polici qe nuk gjente dot jo vetem parcelat me kanabis, por as kufomat e narkokultures..
Policise ju deshen 5 dite per te provuar ate qe e kam shkruar qe te dielen e kaluar.
Dhe sigurisht, ajo puna e “motivit te dobet” qe “rrodhi” nga burime policore, nje dite pasi publikova lajmin, besoj tashme eshte e qarte….
Motivi i krimit paska qene me “arome dehese” dhe “parcela te shendosha”…
Ngushellime familjareve, për jetet e humbura te dy djemeve te rinj…
Uroj qe kanabisi i ketij viti para zgjedhur, te mos shkaktoje me viktima njerezore.
Edhe pse nuk do t’i ndalojme dot parate e narkotrafikut, te blejne mandate deputetesh per parlamentin e ardhshem…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



