Dentistja nga TIRANA që shokoi edhe prokurorinë, zbulohet BIZNESMENI të cilit i zhvati mijëra euro
Detaje të reja nga Olesia Duka, dentistja 38-vjeçare që shokoi edhe vetë Prokurorinë gjatë hetimit për shkak të shumës marramendëse plot 900 mijë euro që kishte zhvatur përmes mashtrimit.
Newsbomb.al mëson emrin e biznesmenit me të cilin dentistja ishte njohur në nëntor të 2016-ës duke përfituar edhe prej tij mijëra euro.
Bëhet fjalë për biznesmenin durrsak Idlir Hoxha, Olesia Duka mashtronte personat që njihte duke u thënë se kishte 8 klinika dentare dhe se i duheshin paratë për aparatura, kundrejt shlyerjes në një afat të caktuar. Në fakt, pasi ua merrte paratë, Duka nuk ua kthente por i mashtronte se do i likujdojë së shpejti.
Kështu ka rënë në ‘grackë’ edhe biznesmeni Hoxha i cili gjatë dy viteve ka ‘furnizuar’ me mijëra euro kesh 38-vjeçaren.
Derisa më në fund, hetimi i Prokuorisë e nxorri zbuluar dhe tashmë e reja do përballet me drejtësinë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



