E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeja Rudina Hajdari :Më kanë kërcënuar në zyrën time
Publik News

Deputeja Rudina Hajdari :Më kanë kërcënuar në zyrën time

Deputetja Rudina Hajdari deklaroi sot nga salla e Kuvendit se është kërcënuar në zyrën e saj.

Hajdari kërkoi nga Kryetari i Kuvendit marrjen e masave përpara se të ketë viktima.

“Ju jam drejtuar me një kërkesë që kërkon që ju të siguroni ambientet e Kuvendit dhe Kryesisë së Kuvendit.

Nuk mund të ndodhë që deputetet të kërcënohen. Kam pasur raste që në zyrën time të vijnë personat të më kërcënojnë.

Asnjë deputet nuk duhet të marrë përforcime dhe të vijë këtu me njerëz të tjerë dhe të kërcënojë.

LEXO EDHE  Shumë vijojnë “kontratën” me bosat që kutërbojnë era urinë e parfum/ Avokatja denoncon rastin e studentes

Merrni masa përpara se të kemi viktima”, iu drejtua Hajdari, kryetarit të Kuvendit.

Ndërkohë, Gramoz Rucci, në përgjigjen e tij, theksoi se problemet dhe përplasjet që ka sot opozita dhe grupimet parlamentare duhet t’i zgjidhin brenda tyre.

“U kam kërkuar punonjësve të shërbimeve të Kuvendit që të bëjnë detyrën e tyre. Kërkesën tënde ia kam përcjellë Ministrisë së Brendshme që të marrë masat mbi shqetësimet që keni ngritur”, tha Rucci.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.