E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputetët e PD nuk lejojnë Gjiknurin të futet në sallë, Noka: Reformë Zgjedhore me opozitë të emëruar, harrojeni!
Lajme

Deputetët e PD nuk lejojnë Gjiknurin të futet në sallë, Noka: Reformë Zgjedhore me opozitë të emëruar, harrojeni!

Mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, ka dështuar edhe sot.

Deputetë e opozitës janë futur në sallë ku do të mbahej mbledhja, por në të mungonin anëtarët e PS dhe Enkelejd Alibeaj.

Ndërkohë Flamur Noka nuk ka lejuar që Damian Gjinkuri të futet në sallë, duke deklaruar se nuk do të lejojnë një Reformë Zgjedhore me opozitë të emëruar.

Debati Gjiknuri-Noka:

Gjiknuri: Doni Reformë Zgjedhore?!

Noka: Thuaj kryetarit tënd nuk bën dot asgjë me opozitë të emëruar. As ti as Edi Rama nuk mund të mohoni opozitën, nuk e zhbëni dot.

Gjiknuri: Hajde futini brenda, hajde të dëgjojmë shoqërinë civile.

Noka: Hajde në sallë. O Mulo me shoqërinë civile do bashkërendojmë…

GJiknuri: Çfarë opozite e emëruar, a je aty brenda…

Noka: A ke qenë në opozitë ti? Ke pas bashkëkryetarin, ku e kam unë bashkëkryetarin?

Gjiknuri: Kush e solli bashkëkryetarin? Ju e keni sjell…

Noka: Ta solli Rama, e ke emëruar ti…

Gjiknuri: Mulo mos bërtit. Keni vendos ta bllokonani prapë.

Noka: Ke qejf mercenarët.. Keni qejf mercenarët.. A jam në opozitë?

Gjiknuri: I keni të gjithë, Fatmirin, Shpëtimin.. Oerdi Ja ku është.

Noka: Damiani 1 dhe Damiani 2, dy bashkëkryetarët… Ja ku është bashkëkryetari jonë (Bylykbashi)

Gjiknuri:  Të futet, të ulet brenda…

Noka: Oerd Bylykbashi, ky e ka vullnetin e opozitës..

Gjiknuri: Kodi Zgjedhore ju duhet juve, nuk doni pune per ju..

Noka: Emrin opozite s’ja jep dot nje tjetri. Nga rruga do te rrafshojme ty dhe Edi Ramen.

Gjiknuri: Nuk doni Kod Zgjedhore! Ikni te rruga tani beji te fala atij shokut tat.

Bylykbashi Mbledhja

Oerd Bylykbashi, në fjalën e tij për mediat pas dështimit të komisionit të Reformës Zgjedhore.

Ai u shpreh se një reformë pa konsensus nuk i intereson askujt veç kryeministrit Edi Rama.

Bylykbashi shtoi se është Rama ai që kërkon tension politik., pasi në këtë mënyrë kërkon të mbulojë skandale si ai i inceneratorëve dhe Porti i Durrësit.

“Të miratohen rregulla që kush ndikon mbi lirinë e votës, të përballet me drejtësinë. SPAK e prokurori të mos i shmangen detyrës. Rama nuk i do sepse do një reformë zgjedhore që ta mbyllë me atë që ka bërë pazare, me Bashën.

Komisioni në të shkuarën ka qenë kanal që ka shfryrë krizën politike. Rama kërkon krizë shtesë sepse ka hall për skandalet që po i plasin, nuk do që vëmendja të jetë në skandale si Porti i Durrësit dhe Inceneratori. Me kërkesë të atyre që i ka emëruar në krye të opozitës, nuk mundësohet mbajtja e mbledhjes sot.

Reformë pa konsesus nuk i duhet askujt veç Ramës. Kërkojmë me insistim që komisioni të funksionojë normalisht”, tha ai.

Damian Gjiknuri në një prononcim për mediat është pyetur në lidhje me deklaratën e Arben Ahmetaj, i cili tha se kryeministri Rama e shkarkoi si sekretar të përgjithshëm sepse e mbrojti ish-zv/kryeministrin.

Në përgjigjen e tij, Gjiknuri tha: E para, këtu jam për reformën zgjedhore, e dyta shpjegimet e mi ai kam dhënë në një konferencë për shtyp, kur të dal në pension politik do të shkruaj kujtimet e mia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.