E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputetët gjerman në selinë e PD, takohen me Berishën! Kryedemokrati: I informova mbi krizën demokratike në vend!
Flash

Deputetët gjerman në selinë e PD, takohen me Berishën! Kryedemokrati: I informova mbi krizën demokratike në vend!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka pritur në ambientet e selisë blu këtë të enjte një delegacion prej 19 deputetësh gjermanë nga landi i Saksonisë, drejtuar nga Deputeti Jan Lödfler, Zv. President i Forumit Parlamentar për Europën Qëndrore dhe Lindore.

deputetet gjermane pd (2)

Duke i shprehur mirënjohjen për ndihmën e jashtëzakonshme që Gjemania i kanë ofruar Shqipërisë nëpërmjet financimit të projekteve ndër vite, Berisha ka informuar delegacionin e deputeteve mbi krizën e thellë demokratike që kalon Shqipëria sot.

deputetet gjermane pd (7)

“Gjatë këtij takimi është biseduar dhe mbi ndërtimin e të vetmit narko-shtet në Europë, korruptimin e policisë dhe rënien e sistemit gjyqësor, presionin kriminal të patronazhistëve dhe narko-eurove ndaj votueseve shqiptarë, persekutimin e opozitës, mega-vjedhjet dhe paprekshmërinë e kudondodhur”, njofton zyra e shtypit të PD-së.

deputetet gjermane pd (1)

Në këtë takim kryetari i PD, mësohet se theksoi gatishmërinë e Partisë Demokratike për të adresuar reformën në drejtësi ashtu si modelin qeverisës sipas praktikave më të mira europiane.

deputetet gjermane pd (6)

Berisha falënderoi Fondacionin e CDU-së gjermane, Konrad Adenauer për të gjithë mbështetjen e vyer të ofruar në hartimin e programit qeverisës në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

deputetet gjermane pd (5)deputetet gjermane pd (4)deputetet gjermane pd (3)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.