E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti Alibeaj i përgjigjet Berishës për akuzat ndaj vëllait të tij: Akuzat ndaj familjarëve, rrjedhojë e shkollës politike të komunizmit
Flash

Deputeti Alibeaj i përgjigjet Berishës për akuzat ndaj vëllait të tij: Akuzat ndaj familjarëve, rrjedhojë e shkollës politike të komunizmit

Kreu i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili tha se deputeti mbahet peng nga kryeministri Edi Rama për shkak të krimeve të vëllait të tij.

Përmes një postimi në Facebook, Alibeaj thotë se gjuha e përdorur nga Berisha duhet përbuzur. Sipas Alibeajt, akuzat ndaj familjarëve janë si rrjedhojë e shkollës politike të komunizmit.

Postimi i Enkelejd Alibeajt:

Akuzat dhe shpifjet në gojën e Sali Berishës, janë refren i njohur në politikën shqiptare. Vazhdoj ti mbetem bindjes se një gjuhë e tillë meriton përçmimin dhe neverinë që tashmë shqiptarët dinë tja japin politikës së vjetëruar. Ajo që Sali Berisha e quan bashkëpunim për ligjin e dosjeve, është thëngjilli që i djeg ish-komunistëve dhe ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit, që për vite me rradhë përdoren PD-në dhe të djathtën si mburojë të tyren.

Akuzat ndaj familjarëve, janë pikërisht rrjedhojë e shkollës politike të komunizmit dhe biografive, që për dhjetra vite persekutuan shqiptarët.

Ligji për dosjet dhe lustracionin janë domosdoshmëri për shoqërinë shqiptare. Është mënyra për të rivleresuar të shkuarën, për të ndërtuar të ardhmen pa pengjet e një të kaluare që i ka shkaktuar dëme të mëdha shoqërisë sonë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.