Deputeti gjerman zbardh detajet e takimit me Ramën dhe kreun e SPAK: Berisha nën akuzë të fuqishme nga ana e SPAK
Shqipëria na shpenzon një kohë të madhe, duhet të kujdesemi edhe për vendet e tjera
Deklarata e fortë e deputetit të Bundestagut gjerman: S’bëhet fjalë për krime kavalieriteti, Berisha nën akuzë të fuqishme nga ana e SPAK
Deputeti gjerman, Gunther Krichbaum i CDU/CDU ka bërë sërish deklarata të fortë për çështjen Berisha.
Mes të tjerash zyrtari gjerman tha se nuk do të takonte një person si Berisha, që ka një akuzë të tillë për të, deri sa të shprehet gjykata.
“Më duhet të them se nuk jam takuar vetëm me Lulzim Bashën, por jam takuar dhe me pjesëtarë të tjerë të KE, si me Jorida Tabakun. Jemi në kontakt me njëri-tjetrin. Edhe me përfaqësues të krahut të Berishës kam pasur takime dhe takohem. Më vjen keq që PD është e ndarë në këtë moment. Është me rëndësi dhe aspekti tjetër, botëkuptimi i qeverisë. Që të kemi një PD të fortë shpresoj. Sa i përket zotit Berisha, tani është nën akuzë të fuqishme nga ana e SPAK. Fillimisht për secilin të akuzuar, ekziston prezumimi i pafajësisë, deri sa pafajësia të dëshmohet në gjykatë. Akuzat janë të forta. Këtu bëhet fjalë për procese që përfshijnë prona të caktuara. Amerika e ka shpallur non-grata. Unë të takohem me njerëz të cilët para se unë të takohem me njerëz, do të doja të mos kishim akuze konkrete. Nuk bëhet fjalë për krime kavalieriteti, por për akuza penale. Jam jurist për nga formimi, por parimet e shtetit ligjor janë pjesë e formimit të një partie. Nëse një parti është e gjykimit që do të duhet të kishte një kryetar tjetër.
S’kam mundur ta shoh procesin ndaj Berishës. Ai ka përshtypjen se thotë; jam kryetar i partisë. Se kujt i takon partia, do të duhej të bëhej përmes procedurave të rregullta. Partia do të duhet të jetojë procese të rregullta, ndaj PD do të duhej të sqaronte rrethanat. Unë thjesht këshilloj. Njerëzit në një vend presim që një parti të zgjidh problemet e veta por edhe të njerëzve. Në fund të ditës, qytetarët thonë; nëse një parti nuk zgjidh problemet e veta, nuk mund të zgjidh dhe problemet tona. Uroj për PD çdo të mirë. Do të ketë mbështetjen e europianëve, ne do të ndërmjetësojmë në këtë pikë. Por mendoj se një nga sfidat më të mëdha, do të duhej të kishte parti të forta. Kjo është sfidë e madhe. Kjo është një procedurë e pavarur e gjyqësorit, ndaj nuk duhet të përfshihet politika.”, tha deputeti.
Deputeti i parlamentit gjerman, Gunther Krichbaum thotë se në vizitën e tij në Shqipëri është takuar edhe me kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë.
Ai thotë se Shqipëria na merr shumë kohë, ndërsa theksoi se duhet të kujdesen edhe për vende të tjera të rajonit.
Apeli i deputetit gjerman ishte që të vazhdohet me përkushtim në procesin e anëtarësimit. “Është një rrugë e gjatë- tha ai- mos e humbi durimin”.
“U takova edhe me kryeministrin tuaj, për ta bërë më transparente dhe me anëtarë të tjerë të qeverisë. Ishte një program i plotë. U takova edhe me kreun e SPAK, Altin Dumani, u takova me ministrin e Jashtëm, Igi Hasani. Edhe me zotin Basha u takova dhe kryesinë e PD. U takova edhe me zotin Shabani nga nisma Thurje, u takova me studente.
Ka edhe delegacione që i presim në Berlin, pra nuk është një rrugë vetëm me një kalim.
Ne duhet të kujdesemi edhe për vendet e tjera. Duhet të mendoni se Shqipëria na shpenzon një kohë të madhe. Bëhet fjalë për ardhmërinë e një rajoni të tërë, jo vetëm të Shqipërisë.
Apeli im është që të përforcojmë punën. Vazhdoni të përkushtoheni në procesin e anëtarësimit. Është një rrugë e gjatë, mos e humbi durimin”, tha Krichbaum.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


