E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti i PD ironizon premtimin e Ramës:  Kur do protestojnë lezhjanët? Rama premtoi se do i bënte si Spanja
Lajme

Deputeti i PD ironizon premtimin e Ramës: Kur do protestojnë lezhjanët? Rama premtoi se do i bënte si Spanja

Deputeti demokrat, Edi Paloka ironizoi me faktin se në Lezhë do ngrihen dy qendra të mëdha emigrantësh.

Ndërkohë, pak javë më parë, kryeministri Edi Rama pati deklaruar se Lezha do bëhet si Spanja për turizmin.

“Po pres se kur do dalin të protestojnë sot lezhjanët e shëngjinasit …

Me siguri të parët do të protestojnë pronarët e hoteleve dhe resorteve që Rama iu premtoi vetëm pak përpara zgjedhjeve se Lezha dhe Shëngjini do të bëheshin si Spanja e në fakt po e mban fjalën, vetëm se në vend të Spanjës, zgjodhi Lampeduzën!

“Rana e Hedhun” tani do quhet “Afrikani i hedhun”.

Si thoni, do protestojë ndonjëri?” shkruan Paloka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.