E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti i PD thotë se Rama po tërheq vëmendjen me naftën e Shpiragut: Ka një listë non-gratash me emra nga mazhoranca
Politikë

Deputeti i PD thotë se Rama po tërheq vëmendjen me naftën e Shpiragut: Ka një listë non-gratash me emra nga mazhoranca

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula përmes një komunikimi bë media ka folur në lidhje me zbulimin e naftës në Shpirag dhe deklaratat e Ramës.

Sula u shpreh se zbulimi i naftës do ishte një zhvillim shumë pozitiv për vendin, por ai shprehu dyshimet e tij duke thënë se vetë kompania SHELL nuk ka lëshuar asnjë deklaratë lidhur me Shpiragun.

Sipas tij situata e vështirë politike e mazhorancës dhe zhvillimet me koncesionin e sterilizimit mund të ketë bërë që këta të fundit të lajmërojnë se është gjetur një burim nafte.Sakaq, ai deklaroi më tej se flitet se do publikohet një listë e re me persona të shpallur non-grata në Shqipëri, ku në mesin e tyre janë edhe emra “të mëdhenj” nga mazhoranca.

“Në momentin që do kishim një rezultat definitiv do ishte një lajm jashtëzakonisht i mirë për vendin. Nga viti 2019 nuk ka pasur asnjë deklaratë nga SHELL për Shpiragun. Gjithsesi më bën të dyshoj se situata politike e mazhorancës ka bërë që mazhoranca të bëjë gjëra jashtë imagjinatës për të krijuar përshtypjen te qytetarët se situata është ndryshe.

Në këtë mënyrë ai thotë mos e çani kokën për 100 milionë euro që ikin me koncesionin e sterilizimit, pasi ka para këtu. Kjo më duket shumë fyese për qytetarët shqiptarë.

Nëse testimet do bëhen në tetor, përse e thonë që në gusht dhe nuk thuhet në tetor? Cila është arsyeja? Kjo është e dyshimtë sidomos kur kompania nuk ka një deklaratë zyrtare. Flitet për një listë non-gratash që ka emra të mëdhenj nga mazhoranca, ministra, etj. Shoh një vjeshtë shumë të nxehtë”, deklaroi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.