E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti i PS-së  që i shpërtheu kapanoni me dy viktima, i rikthehet parlamentit
Lajme

Deputeti i PS-së që i shpërtheu kapanoni me dy viktima, i rikthehet parlamentit

Pas daljes nga spitali ku po trajtohej për plagët e marra nga shpërthimi i ndodhur në magazinën e tij në 1 mars, deputeti i Partisë Socialiste në Lushnjë, Bujar Çela i është rikthyer jetës parlamentare.

Në foton e publikuar, Çela shihet teksa merr pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të PS të thirrur sot nga Bledi Çuçi.

Kujtojmë se si pasojë e shpërthimit të ndodhur në 1 mars, humbën jetën babë e bir Roland dhe Elidon Hoxha të cilët po punonin me vinç në magazinën në pronësi të deputetit, ndërsa mbetën të plagosur 7 të tjerë.

Deputeti po hetohet nga prokuroria për vepra penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Ndërtimi i paligjshëm”, dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.

Në pranga për tragjedinë përfundoi Leonard Gjini, pronar i kompanisë që po kryente punimet për ngritjen e magazinës në pronësi të Çelës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.