Deputeti i PS-së, rezultoi pozitiv me koronavirus
Koronavirusi prek një tjetër deputet të Kuvendit të Shqipërisë.
Bëhet fjalë për deputetin socialist të qarkut të Vlorës, Edmond Leka.
Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta për “PUBLIK.live”.
Mësohet se Leka ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe është shtruar në spitalin Infektiv për të marrë ndihmë mjekësore, pas rëndimit të gjendjes.
Prej vitit 2016 Leka është deputet në Kuvendin e Shqipërisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



