E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti Kreshnik Çollaku “braktis” Bashën
Lajme

Deputeti Kreshnik Çollaku “braktis” Bashën

Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku është ligjvënësi i dytë që është larguar nga grupimi i Lulzim Bashës pas Apeli i dha vulën e PD-së kryetarit të Partisë, Sali Berisha.

Kreshnik collaku

“Për ata qe dje isha ‘tradhtari’ sot jam ‘heroi’ dhe për ata qe dje isha ‘hero’ sot jam ‘tradhtari’”, shprehet deputeti Çollaku në një postim në Facebook.

Ai shkruan se kishte premtuar se do të njihte dhe respektonte vendimin e gjykatës, duke theksuar se do t’i qëndrojë fjalës së dhënë.

Por, Kreshnik Çollaku deklaroi se pavarësisht se Berisha mori vulën PD është sërish e përçarë, duke shtuar se bashkimi nuk mund të jetë nënshtrim.

“A mundet PD te mbaje brenda te njëjtës sigel apo flamur, individe apo grupe qe mendojne ndryshe,qe bejne disidence individuale apo te organizuar ndaj lidershipit zyrtar?”, ngriti ai pikëpyetje, teksa theksoi se ka një ide dhe propozim që do e bëjë së shpejti publike.

Ai u bëri thirrje kolegëve të tij demokratë që nëse kanë ide e propozime “të hapim një dialog ose debat me cdo pale per kete çështje, qe e konsideroj jetike per te ardhmen e PD dhe te Opozitës ne Shqipëri.”

Postimi i plotë: 

Qe ne fillim te konfliktit brenda PD, pavarësisht shkalles dhe formës së përkeqësimit te tij, pavarësisht bindjes dhe mbështetjes time ndaj njërës pale apo tjetrës ..,ne çdo situate, ne çdo pozicion, ne çdo kohe ,kam kërkuar vetëm një gjë, Bashkim te demokrateve, kam bere thirrje për te shmangur përçarjen e me keq, ndarjen e PD.

Për këto qëndrime, ne kohe te ndryshme disa me quanin “hero, qendrestare, demokrate i vërtetë”..,disa te tjerë “peng, i shitur, tradhtar”.

Ne mënyrë tragjikomike, për disa qe mbajnë modelin enverist te ndarjes se botes, rolet u ndërruan.

Për ata qe dje isha “tradhtari” sot jam “heroi”, dhe për ata qe dje isha “hero” sot jam “tradhtari”.

Ne fakt unë nuk jam tradhtari por nuk jam as heroi, jam një 19 vjeçar i 1990 qe nuk dua te shoh te gjunjëzuar ne 2024, PD qe ne atë kohe themeluam me aq shprese.

Sot ka një realitet te ri e te ndryshëm ne PD.

Kontesti gjyqësor qe patëm dha nje verdikt. Ne te gjithë patëm premtuar se do ta njohim e respektojmë.

Unë jam nder ata qe dje, kam bere këtë premtim.

Sot jam një njeri qe po i qëndroj fjalës se dhëne.

Si cdo kohe dhe sot mendoj se PD per te qene fituese duhet te jete e Bashkuar.

Mendoj po ashtu se sot PD eshte e ndare.

Bashkimi nuk mund te jete Nenshtrim.

A mundet PD, te mbaje brenda vetes mendimin apo qendrimin ndryshe ?

A mundet PD te mbaje brenda te njëjtës sigel apo flamur, individe apo grupe qe mendojne ndryshe,qe bejne Disidence individuale apo te organizuar  ndaj lidershipit zyrtar ?

Une kam idene dhe propozimin tim, te cilin shpejt do ta bej publike.

Miqte e kolege te tjere nxis nese kane te bejne te tyret e te hapim një dialog ose debat me cdo pale per kete çështje, qe e konsideroj jetike per te ardhmen e PD dhe te Opozitës ne Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.